Lezha ka qenë në rrezik, gjendet predha e Luftës së Dytë Botërore

Predha, e cila mendohet se daton e groposur para bashkisë që nga Lufta e dytë Botërore është gjetur krejt rastësisht nga punonjësit që po bënin punime në shesh.

Predha ka një gjatësi prej 1 metër dhe ishte e mbushur me lëndë eksplozivi afërsisht 100 kilogram. Ajo është gjetur nga firma, që po punon për rikonceptimin e sheshit administrative, e cila menjëherë ndërpreu punimet duke sinjalizuar autoritetet e policisë.

Policia rrethoi vendin, ndërsa specialistë të xhenios kanë marrë predhën duke nisur operacionin e demontimit e saj, për të evituar cdo të papritur. Burime policore dhe të ushtrisë bënë të ditur se do të organizohet një operacion i specializuar gërmimi në sheshin para bashkisë, pasi dyshohet se mund të ketë edhe predha të tjera të fshehura prej vitesh në tokë.

Nuk është e qartë që këto bomba të aviacionit gjerman janë groposur gjatë kohës së luftës, apo gjatë sulmeve të avionëve 70 vjet më parë dhe mund të kenë mbetur të pashpërthyera dhe më pas erozioni i tokës i ka përpirë nën vete.Megjithatë banorët lezhianë kanë hequr një rrezik nga zemra e qytetit, që në rast shpërthimi mund të kishte sjellë pasoja katastrofike për ta.

Nëse vërtetohet që predha është e Luftës së Dytë Botërore, rrjedhimisht konfirmon edhe faktin e frikshëm që qyteti 70 vjet më parë ka qenë i minuar pa e ditur.Punimet për sheshin e ri në Lezhë kanë filluar prej disa javësh, ndërsa në pah kanë dalë edhe vlera të tjera të trashëgimisë historike.

SHKARKO APP