Lezha ndjek shembullin e Tiranës, vendos taksë për arsimin

Prej janarit familjarët dhe bizneset në Lezhë do të paguajnë një taksë të përkohshme për infrastrukturën arsimore.

Taksa e re mori miratimin e këshillit Bashkiak të Lezhës në mbledhjen e parë për vitin 2018, ku me shumicë votash kaloi paketa fiskale dhe buxheti me vlerë 11 miliard lekë.

Kryetari Fran Frrokaj, theksoi se për taksën e re është ndjekur modeli i Bashkisë Tiranë, ndërsa vendimi parashikon që prindërit nuk do të paguajnë më për roje apo sanitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbledhja nisi me një minutë heshtje në përkujtim të këshilltarit Aleksandër Ndoka, i cili u vra pak kohë me parë në një atentat me armë zjarri, në afërsi të banesës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kristian Gjidodaj: “Ndryshe nga herët e tjera duhet të them me keqardhje të thellë se na mungon shoku dhe kolegu ynë Aleksandër Noka. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.”

Vendin e Ndokës në Këshillin Bashkiak të Lezhës e mori Nikoleta Kola nën siglen e Partisë Rruga e Lirisë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?