Lezha nën ujë, Haki Çako thotë se s’ka asnjë familje të rrezikuar

Shirat e rrëmbyeshëm kanë pushtuar edhe Lezhën. Fshatrat janë në ujë; Spiteni, Kallmeti, Bregu Matit dhe zonat Ishull Lezhë e Ishull Shëngjin, si dhe zona e Zadrimës. Veçanërisht në lagjet “11 janari” dhe “Beslidhja” ku hyrjet e pallatëve janë bllokuar nga uji. Në rrugët e qytetit mbretëron uji.

Sot në mbledhjen online të Komitetit të Emergjencave, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako thotë se nuk ka asnjë familje të rrezikuar.

”Kuotat janë optimale. Unë për momentin jam në Lezhë, po raportoj nga Lezha dhe nuk ka asnjë familje të rrezikuar. Ka pasur raste ku është kërkuar ndihmë dhe të gjitha qarqet janë monitoruar”,-tha Çako.

SHKARKO APP