Lezha urdhër bizneseve: Maska dhe të ruhet distanca, ose ju mbyllim aktivitetin
Përmes një urdhri dhe duke respektuar masat e vëna nga qeveria, kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu i bën thirrje të gjithave bizneseve që janë hapur në këto kohë emergjence, që nëse nuk ruhet distanca prej 1 metër nga çdo person të mos shërbehet. Në urdhër kërkohet që çdo person që shërben, apo që kërkon shërbim të jetë i pajisur me maskë mbrojtëse.
”Të mos shërbehet nëse nuk ruhet distanca prej 1 metër nga çdo person që kërkon shërbim deri në respektim e distancave sociale. Çdo person që shërben, apo që kërkon shërbim të jetë i pajisur me maskë mbrojtëse. Në të kundërt të mos jepet shërbim për personat që nuk e zbatojnë deri në marrjen e masave mbrojtëse. Të mos lejohen grumbullime njerëzish sidomos e vëne re kjo ne njësite tregtare fruta-perime ku as shitësit dhe as blerësit rezultojnë që nuk respektojnë asnjë masë mbrojtëse duke lejuar grumbullime të rrezikshme në kundërshtim me rregullat e vendosura nga qeveria. Në raste të mos zbatimit të rregullave të vendosura nga qeveria do penalizohen nga ana e policisë së rendit dhe asaj bashkiake me gjoba, dhe për përsëritësit deri në bllokim të aktivitetit duke e konsideruar rrezik për komunitetin”.