Lezhë/ Aksident me 4 të plagosur, 2 të rinj në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç, pranë Kryqëzimit të Rriles. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete tip “Ford” janë përplasur duke lënë të plagosur 4 të rinj, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Drejtuesit e mjeteve, shtetasit D. Gj. dhe M. M, drejtues të mjeteve dhe pasagjerët shtetasi F. Gj. dhe shtetasja M. Gj., janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP