Lezhë/Kreu i Policisë Bashkiake përballet me shefin e komisariatit

Drejtuesi i Policisë Bashkiake të Lezhës është përballur me drejtuesit e Komisariatit të Lezhës kur iu ka kërkuar se cila është mbështetja e këtyre të fundit për lirimin e KZAZ-vë në këtë qytet.

Shefi i Komisariatit të Lezhës i ka bërë me dije se nuk ka asnjë shkresë zyrtare nga KZAZ-ja qëndrore për largimin e tyre dhe në këtë rast sipas tij, nuk mund të bëhet asnjë lëvizje deri në një vendim të dytë.

“A janë liruar këto ambiente dhe çfarë masash janë marrë – nëse jo – për largimin e tyre? Cila do të jetë mbështetja juaj ndaj nesh në zbatimin e urdhrit të kryetarit të Bashkisë?”, e pyeti përfaqësuesi i Policisë Bashkiake, shefin e Komisariatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky i fundit u përgjij: “Aktualisht në bazë të ligjit kemi marrë masa për ruajtjen e KZAZ-së dhe nuk ka asnjë përfaqësues të KZAZ në këto ambiente”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policët bashkiakë u nisën drejt qendrës së KZAZ-së nga ku u ndaluan në hyrje të saj nga policët që e ruanin.

Policia Bashkiake përplaset me Policinë e Shtetit në Lezhë

Pjesë nga biseda

Bashkiakët: “Kemi urdhër nga kryetari i Bashkisë për lirimin e KZAZ-vë dhe të verifikojmë masat që janë marrë dhe – nëse jo – pse nuk janë liruar. Sepse këtu ka një njoftim nga kryetari i bashkisë për lirimin e ambienteve. Ne kemi ardhur për t’u interesuar pse nuk janë liruar. A është ndokush këtu nga përfaqësuesit e KZAZ-vë e për të komunikuar?”

Efektivi i Policisë: Absolutisht! Aktualisht nuk është asnjë njeri brenda.

Lexoni edhe

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?