Lezhë, mbahen homazhe për Motër Roza Sykun. Dom Gjergj Meta: Misionare që ia kushtoi jetën Zotit dhe besimtarëve

Mes dhimbjes, këtë të premte iu dha lamtumira Motër Roza Sykut, e cila ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare nga një sëmundje e rëndë. Homazhet dhe mesha e shenjtë u mbajtën në vendlindjen e saj në Tale të Lezhës, aty ku shërbeu gjatë viteve të fundit të jetës. Dom Gjergj Meta, Ipeshkv i Rrëshenit e kujton motër Rozën, si misionare që ia kushtoi jetën Zotit dhe besimtarëve.

”Motër Roza Sykun, saleziane, e kam njohur qysh herët, kur kam qenë meshtar i ri në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Ajo vinte nga një familje shumë e nderuar dhe shumë fisnike e Bregut të Matës.

Komunizmi kishte goditur me gjithë fuqinë e grushtit të tij familjen e saj. E megjithatë ata mbetën një familje fisnike. Dy vajzat, Motër Roza e Motër Drita iu kushtuan Zotit. Herën e fundit që jemi parë ka qenë para disa vitesh e pas pak ajo filloi betejën e saj me një sëmundje që i mori jetën”.

SHKARKO APP