Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike

Moti i keq, i shoqëruar me erë të fortë dhe reshje shiu, ka shkaktuar probleme në qytetin e Lezhës dhe zonat përreth, duke lënë disa fshatra pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar.

Pa furnizim me rrymë kanë mbetur zona si Balldreni, Torovica, Malecaj, si dhe disa fshatra të tjerë të qarkut, çka po vështirëson aktivitetet e përditshme të banorëve.

Deri më tani nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga institucionet përgjegjëse lidhur me shkakun e ndërprerjes ose kohën e rikthimit të energjisë, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për normalizimin e situatës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?