Lezhë, një person gjendet i vdekur

Një person është gjetur i vdekur në një kanal në fshatin Rraboshtë të Lezhës. Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë parë trupin e viktimës në kanal. Viktima është shtetasi Lek Gjoka. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat. Akoma nuk ka informacion se kush është shkaku i vdekjes teksa mësohet vetëm se ka pasur probleme shëndetësore.

SHKARKO APP