Lezhë, një pushues mbytet në plazhin e Tales
Aktualitet E Premte, 13 Gusht 2021 21:00
Një pushues është mbytur në plazhin e Tales, Lezhë pasditen e sotme. Policia e Shtetit informon se viktima është P.Gj, 70 vjeç. I moshuari është mbytur teksa po lahej në det, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Më datë 13.08.2021, rreth orës 17:50, në plazhin e Tales, Lezhë, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi P.Gj., 70 vjeç”.