Lezhë, polici i burgut të Shënkollit me koronavirus

Pas më se 2 muaj qetësi, koronavirusi COVID-19 është rikthyer sërish në Lezhë. Para rreth një jave dolën pozitiv me COVID-19 një grua se bashku me fëmijën e saj 7 vjeç, sipas epidemiologëve lezhjanë, infeksionin e kishin marrë në Pukë në një tubim familjar.

Sot në Lezhë ka dalë një person tjetër pozitiv. Bëhet fjale për një polic që shërben në burgun e Shënkollit.

Sipas epidemiologeve dyshohet se polici në fjalë është infektuar nga i biri, i cili është kthyer para disa kohësh nga Italia. Ai është testuar dy herë dhe në testin e dytë ka dalë pozitiv.

Vala e parë e infeksionit COVID-19 në Lezhë ka prekur 14 persona, fatmiresisht të gjithë në gjendje të mirë.

Me të infektuarit e valës së dytë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në teritorin e Bashkise Lezhë shkon në 17 persona.

SHKARKO APP