Lezhë, qytetarët kërkojnë lirimin e Frrokajt: Lojë politike

Pas arrestimit të kreut të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe të 11 zyrtarëve, sot dhjetra qytetarë janë grumbulluar para policisë për të mbështetur kryebashkiakun. Fran Frrokaj, u arrestua për ”tjetërsim pronash” tek zona e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin.

Me dhjetra banorë kanë dalë në mbështetje të kryebashkiakut, pasi sipas tyre vendimi u duket i padrejtë dhe mendojnë se është për qëllime politike.

Përveç qytetarëve në protestë janë dhe përfaqësues të partisë Demokratike si dhe punonjës të bashkisë Lezhë. Qytetarët janë grumbulluar para komisariatit të policisë Bashkiake.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?