Lezhjani që debatoi me Ramën! Historia e Rrok Dedës, që s’merr dot pronën e trashëguar
Pronarët e vjetër vazhdojnë të diskriminohen pa pasur të drejtë mbi tokën e trashëguar, pasi janë pajisur me tokë me 7051, por edhe të pakompensuar ende.
Banesa ku ai jeton, e ndërtuar në “toke babe”, siç e quan Rroku ndodhet mes një gardhi të vendosur nga një përfitues me ligj 7501 në tokën e tij dhe rrugës.
“Këtë gardh nuk e kam vendosur unë. Është vënë nga personi që e kjam në kufi pa praninë time”, thotë Rroku.
Ai ankohet për mënyrën e ndarjes së tokës duke fajësuar komisionet, komunën, që sipas tij kanë pajisur me pronë të ardhurit edhe në vitin 2000, ndërsa familjarë të tij, dy vëllezërit e martuar pas 1991 si dhe fëmijët e lindur pas kësaj periudhe në total 8 persona nuk kanë asnjë pëllëmbë tokë.
“Edhe në vitin 2010 janë furnizuar me tokë. Ne nuk na takon!”, thotë ai.
Zgjidhjen Rroku e pret nga nga shteti përmes kompensimit.
“Ose, kompensim a një zgjidhje tjetër, ose të më thonë që do ta grabisim, do ta marrim dhe hajd shëndet e mirupafshim”, apelon ai. /TCh

KOHA JONË SONDAZH

