Lezhjanit i shpërthen lënda plasëse në derën e banesës, policia jep detajet e para
Një sasi me lëndë plasëse ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një banese në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, në fshatin Balldre dhe si pasojë e shpërthimit të lëndëve plasëse janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e rrethanave.
Lezhë
Më datë 30.10.2020, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre , Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës së shtetasit E.N, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.