LGBTIQ denoncon dhunën ndaj transgjinores, reagon Ambasada Gjermane
Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka reaguar në lidhje me një rast sulmi ndaj një personi të komunitetit LGBTIQ.
Ambasada nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” bën thirrje që ky sulm, i lidhur me identitetin seksual të personit duhet të zbardhet sa më parë nga policia dhe organet e drejtësisë.
Në reagimin thuhet gjithashtu se ambasada kundërshton çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ.
“Me tronditje mësuam për sulmin brutal ndaj një anëtari të komunitetit të LGBTIQ mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Sulmi, i cili mesa duket lidhet me identitetin seksual të viktimës, duhet të zbardhet plotësisht dhe menjëherë nga policia dhe organet e drejtësisë.
Ne si Ambasadë Gjermane kundërshtojmë me vendosmëri çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për barazinë dhe kundër diskriminimit”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane në Tiranë
Kujtojmë se më herët në llogarinë e Xheni Karaj është shpërndarë një njoftim i Aleancës së LGBT, teksa ka mbajtur qëndrimin e tyre dhe kanë publikuar disa foto ku dëshmohet dhuna.