Libohovë: Gjimnazi bashkohet me shkollën 9-vjeçare, bashkia peticion kundër

Për shkak të numrit tepër të ulet të nxënësve që janë regjistruar në gjimnazin e Libohovës, Këshilli Bashkiak ka propozuar bashkimi i gjimnazit ”11 shkurti” me shkollën 9-vjeçare ”Avni Rustemi.

Nëse kjo ndodh, atëherë do të mbyllet shkolla aktuale.

Por kundër kësaj ideje ka dalë Këshilli Bashkiak Libohovë, kryetarja Luiza Mandi dhe  banorë që kanë nënshkruar një peticion drejtuar zyrës arsimore.

Reagimi i kryetares së Bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi

Kundër propozimit për bashkimin e gjimnazit “11 shkurti” me shkollën 9-vjeçare

Dy ditë më parë Këshilli Bashkiak i Libohovës vendosi në mënyrë u nanime të refuzojë propozimin e Zyrës Arsimore Gjirokastër-Libohovë-Dropull, për bashkimin e gjimnazit “11 Shkurti” me shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”.

Kjo zyrë e mbështet propozimin në faktin e uljes së numrit të nxënësve që frekuentojnë këtë gjimnaz. Është e vërtetë që ka ulje të numrit të nxënësve nga viti në vit, njësoj siç ndodh edhe në zona të tjera të vendit. Sikundër është e vërtetë gjithashtu që ka precedentë në shkolla të tjera, ku pavarësisht uljes së numrit të nxënësve, nuk është bërë bashkimi me një institucion tjetër arsimor.

Libohova ka edhe një specifikë tjetër si bashki. “11 Shkurti” është i vetmi gjimnaz që ne kemi dhe si i tillë nuk mund të shkrihet, por të mbështetet për të vijuar traditën e madhe arsimdashëse që ka Libohova dhe për të përmbushur nevojën e të rinjve që duan të kryejnë studimet e shkollës së mesme.Unë personalisht jam kundër këtij propozimi. Mbështes pa kushte vendimin e Këshillit Bashkiak dhe peticionin e qindra libohovitëve që kanë nënshkruar për të kundërshtuar bashkimin e gjimnazit me shkollën 9-vjeçare.

Gjithcka tjetër ka në dorë bashkia për ta adresuar pro blemin në institucionet qeveritare, do ta bëjë dhe do të insistojë që gjimnazi “11 Shkurti” të mbetet i tillë.

Personalisht do të ushtroj të gjithë ndikimin tim si kryebashkiake dhe si prind, në mënyrë që gjimnazi të vijojë punën siç ka bërë për 50 vite me radhë. Shpresoj dhe dua fort të besoj se nuk do të merret një vendim i tillë në vjeshtë.

SHKARKO APP