LIBRA dhe LDE, nismë e re bashkë?
Ditën e sotme Kryetari i LDE Arian Galdini ka publikuar në profilin e tij në facebook 2 foto ku paraqitet së bashku me pasuesin e Ben Blushit tek LIBRA, juristin Endri Tafani dhe me disa njerëz të tjerë.
Kryetari i ri i LIBRA Endri Tafani dhe Kryetari i LDE Arian Galdini janë bashkë në këto foto duke paralajmëruar një besëlidhje të të mirëve dhe diçka të re që po lind.
Interesant është fakti se LIBRA nën drejtimin e Ben Blushit ka arritur të marë në zgjedhjet fundit parlamentare, një rezultat që e ka konfiguruar këtë parti si të pestën më të votuar në Shqipëri pas PS, PD, LDI dhe PDIU.
Ndërsa LDE e Galdinit ende nuk ka mundur të konkurojë në zgjedhje pêr shkak të marrëveshjes Rama – Basha në 17 – 18 maj 2017.
Një nismë e re mes LIBRA-s të drejtuar nga Endri Tafani dhe LDE-së të drejtuar nga Arian Galdini mund të përbëjë një dinamikë intriguese dhe interesante në spektrin politik shqiptar. Ku po shkojnë me këtë nismë të re Galdini dhe Tafani? Kjo mbetet për tu parë në ditët a javët në vijim.
KOHA JONË SONDAZH

