Librazhd, ndjekje penale drejtoreshës që ngriti gjimnazin në protestë

Dje ishte dita e parë e shkollës por në gjimnazin e Hotolishtit, në Librazhd, në vend që nxënësit e mësuesit t'i gëzoheshin fillimit të shkollës, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë protestuar. Për këtë arsye, Drejtoresha e Arsimit në Librazhd Fatbardha Qatja, po ndiqet penalisht nga prokuroria e rrethit.

Ky vendim erdhi pas ditës së dytë të protestës së mësuesve dhe nxënësve të shkollës së mesme, në Hotolisht të Librazhdit.

Ajo akuzohet për shpërdorim detyre, për shkak se ka larguar pa asnjë motiv nga kjo shkollë 30 mësues. Për këtë arsye edhe u protestua dy ditë radhazi nga nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle.

Sakaq, edhe ankesat kanë qenë të shumtë nga mësuesit që kanë një kanë karrierën të tërë në Librazhd. Drejtoresha e sapoemëruar në detyrë, sipas tyre, është thuajse një anonime  në arsim, produkt i papritur i “Rilindjes” për të cilën thuhet se zhvillohen edhe konkurse.

Por siç edhe jemi mësuar, askush nuk mban përgjegjësi për të tilla emërime, apo për ndërprerjen e mësimit në një gjimnaz.

 

SHKARKO APP