Librazhd, protestë për papunësinë dhe varfërinë

 

Në vigjilje të festave të fundvitit në Librazhd u organizua sot një protestë.

Dhjetëra banorë protestuan paraditen e sotme, për mungesën e vendeve të lira të punës dhe mbajtjen e premtimeve nga Rilindja. Protestuesit u grumbulluan në sheshin e qytetit dhe marshuan përmes tij.

Protesta ishte organizuar nga Shoqëria civile dhe mbështetur nga Partia Demokratike.

Organizatorët mbajtën fjalimet përkatëse, duke akuzuar qeverinë për mos mbajtje të  premtimeve dhe për gjendjen teje të vështirë ekonomike të shumë familjeve të këtij qyteti.

Në fakt, ka familje që i kanë punësuar në administratë thuajse të gjithë anëtarët e saj. Por të tjera familje që kanë 25 vjet pa asnjë të punësuar, shpesh u hiqet edhe ndihma ekonomike. Ka pasur raste që është punësuar edhe ndonjë anëtar i mbetur pa punë brenda një familje, teksa të tjerët kanë qenë të punësuar gjatë qeverisjes së djathtë apo më herët.  

Qytetarët ankohen se me ardhjen e “Rilindjes” kjo e fundit po kujdeset edhe për dy-punësimin e të “preferuarve”, ndërsa shumica janë harruar  dhe janë lënë në mëshirë të fatit. Fjala meritoktaci, apo çdo premtim i dhënë para zgjedhjeve të kaluara, nuk përmendet më.   

Protestuesit janë ankuar se punësimet e pakta, nuk kanë ardhur as nga përkatësia dhe angazhimet partiake dhe as nga kualifikimi, sepse ata pak të punësuar në dy vitet e fundit, në qytetin e Librazhdit, lënë aq shumë për të dëshiruar, sa edhe pakënaqësitë e shumë qytetarëve të tjerë sa vijnë dhe shtohen.

SHKARKO APP