Libri i Paskal Milos, fakte të reja mbi shqiptarët gjatë Luftës II Botërore

I ftuar në edicionin qendëror të lajmeve në Ora News, zoti Milo ka shpjeguar se elementët e rinj, si psh disa blloqe shënimesh të kreut të Partisë Komuniste serbe, Miladin Popoviç sjellin këndvështrime të reja të kohës.

“Ka dokumenta të reja që lidhen me emrin e Miladin Popoviçit. Për herë të parë në libër pasqyrohen  shënimet që ai ka mbajtur në 5 blloqe dhe ato plotësohen me të gjithë letërkëmbimin që ka patur me Titon, me PK të Jugosllavisë, letërkëmbimi me Enver Hoxhën. Nuk ekziston përshembull procesverbali i mbledhjes themeluese të PK.  Enver Hoxha ka qenë anëtar i mbledhjes themeluese, nuk ka qenë as organizator, as themelues, pro ka qenë thjesht anëtar”, tha Milo.

Në lidhje me debatin e kahershëm për datën e çlirimit, ndërsa po afron 70-vjetori Milo u shpreh:

“Ka një ligj të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, për datën 29 dhe unë nuk jam dakord edhe me mënyrën si u trajtua në media, një deklaratë e një kolegut tim, Bernd Fisher, i cili paska thënë se ka gjetur një dokument që Shqipëria mund të jetë çliruar më 4 dhjetor. Kjo nuk qëndron, këto janë…jo çdo dokument është vërtetim.”

Zoti Milo foli edhe për procesin e rishikimit të historisë duke theksuar se gjithçka duhet bërë me objektivitet dhe larg ndikimeve politike.

SHKARKO APP