Liçaj: Çfarë kërkojnë forcat ushtarake kundër gazetarëve? SPAK armë në dorën e kryeministrit
Në një intervistë për Ora News, aktori Neritan Liçaj u shpreh se RTV Ora ka thënë të vërtetën, ndryshe nga shumë media të tjera.
Për Liçajn, SPAK-u po e tregon veten si një armë në dorën e kryeministrit.
Liçaj: Çfarë kërkojnë forcat ushtarake kundër artistëve dhe gazetarëve? Shqiptaret po e shikojnë fare mirë se po instalohet diktatura. Ju e keni thënë të vërtetën dhe keni bërë punën tuaj, kur shumë media të tjera janë bërë media e Surrelit. Skandali më i madh është që të vijë një fiqshitës nga është ai dhe të bëjë ligjin në Tiranë, një llokëm mishi që u thotë çunave shqiptarë zdromsa dhe të gjunjëzojë një komb të tërë. Ku është ky popull që t’i tregojë vendin Veliajt? Të të bëjë presion ky fiqshitës, se Enveri mbillte terror, po këta janë mjeranë.
Të vijë RENEA në televizion. Kush nga ju është marrë me trafik. Ju jeni qytetarët të ndershëm që po mundohuni që të fitoni bukën e gojës. Edhe Hitleri nuk vrau me dorën e vet. Unë kam besuar te SPAK në fillim, ndërsa tani nuk e besoj dot më. SPAK-u po e tregon veten si një armë në dorën e kryeministrit. Ore a kanë ndopak gjak shqiptari këta? Se e gjitha do të kthehet mbrapsht një ditë.
Liçaj tha se drejtësia është një sinjal dhe nëse do të hetohej Veliaj do të viheshin të gjithë në rresht.
Liçaj: Është turp për këtë sistem drejtësie. Ne e çuam në SPAK më datë 31 dhjetor padinë për Veliaj, një nga prokurorët e SPAK interesohej për kartolinat e Vitit të Ri. SPAK-u ka të drejtë të hetojë gjithë qytetarët. Këta po përdoren si armë politike. Qenkan të korruptuar se drejtësia është sinjal sepse nëse Veliaj hetohet, i plas brenda, vihen në rresht të gjithë. Unë kam përshtypjen se këta të SPAK-ut do t’i nënshtrohen edhe forcat tjetër që do të vijnë.