Liçaj: Mazhoranca flet për artin dhe kulturën kur janë armiqtë më të mëdhenj të tyre

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, aktori Neritan Liçaj u shpreh se mazhoranca flet për artin dhe kulturën kur janë armiqtë më të mëdhenj të tyre.

Liçaj: Këta të vjedhin dhe thotë nuk vjedhin. Në 3 vite e ca unë kam hequr aq represion nga këta, as në ’88-tën ku u arratis ime motër, më duket i moralshëm. Ne ishim armike e popullit dhe sigurimi kishte një cikë më shumë moral se këta.

Këta flasin për art dhe kulturë kur janë armiqtë më të mëdhenj të artit e kulturës. Këta sulmojnë artin sepse nuk duan një mendje të fortë. Këta sulmuan tempujt e zotit, njeriut dhe jetës, duke shembur edhe maternitetin.

SHKARKO APP