Licenca, 2100 infermierë në maj në provim shteti (Lista)

Urdhri i Infermierëve në Shqipëri ka publikuar listën me infermierët të cilët do të hyjnë në sezonin e muajit maj, për t’iu nënshtruar provimeve të shtetit.

Po ashtu, pjesë e listës janë edhe mamitë, fizioterapistët, teknikët e imaxherisë dhe laboratorit si dhe logopedistët të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen nëkëtë provim.

Në total janë rreth 2100 kandidatë, ndërkohë që janë përfshirë edhe ata të cilët nuk kanë mundur të marrin provimin në vitet e kaluara.

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka bërë me dije se profesionet e rregulluara ku bëjnë pjesë edhe infermierët kanë të drejtë ta japin provimin e shtetit deri në 5 herë. Nëse kjo nuk bëhet e mundur atëherë ata s’kanë mundësi të ushtrojnë profesionin e tyre.

Për më tepër, listat i gjeni këtu: www.urdhriinfermierit.org

SHKARKO APP