Liderët e 27-të të BE-së: Të përshpejtohet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor

Liderët e 27 të BE-së përfunduan samitin dyditor të qershorit duke miratuar sot konkluzionet dhe për Ballkanin Perëndimor, bëjnë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, por pa përparim konkret.

Udhëheqësit diskutuan një propozim për të krijuar një komunitet politik evropian që synon të ofrojë një platformë për koordinimin politik për vendet evropiane në të gjithë kontinentin.

“Mund të ketë të bëjë me të gjitha vendet evropiane me të cilat kemi marrëdhënie të ngushta. Synimi do të ishte inkurajimi i dialogut politik dhe bashkëpunimit për zgjidhjen e çështjeve me interes të përbashkët për të forcuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian”, përfundoi Këshilli Evropian.

SHKARKO APP