Liderët europianë i japin ultimatume Rusisë nga Tirana: Nëse Putin nuk negocion, paguan çmimin

Në Turqi po mbahen bisedimet e para dhe të drejtpërdrejta mes Moskës dhe Kievit për t’i dhënë fund luftës, kurse nga Tirana presidenti Volodymyr Zelensky sulmoi Putinin. Ai e akuzoi shefin e Kremlinit se luan teatër me tentativat për negociata dhe tha se ka dërguar “kokëbosha” në Stamboll. Sipas tij, nëse Putin nuk do të kishte frikë të shkonte në Turqi, lufta do të mbyllej.

Lufta në Ukrainë dominoi samitin e Komunitetit Politik Europian, me liderët që kërkuan shtim te trysnisë ndaj Moskës, e cila sipas tyre po dëshmon se nuk është e angazhuar për paqen. Në fjalën e tij presidenti Emanuel Mcron përsëriti thirrjen për reagim të përbashkët kundër agresionit rus ndër britaniku Kirs Starmer paralajmëroi Putinin se nëse nuk ulet në tryezën e negociatave do të paguajë çmimin.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan theksoi nga Tirana roli e marrë përsipër nga Turqia për të ndërmjetuar paqen mes Ukrainës dhe Rusisë, por tha se ndjeshmëria e çështjes nënkupton se palët duhen inkurajuar pa ju imponuar. Ndërkohë në deklaratën e saj në prag të nisjes së Samitit, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se po punonin mbi një paketë sanksione të reja ndaj Rusisë për të rritur presionin ndaj Moskës.

SHKARKO APP