Lideri i opozitës greke takim me Dulen e përfaqësues të Omonia-s

Lideri i opozitës greke, Qirjakos Micotakis, ka kryer një takim dje me një përfaqësi të organizatës minoritare “Omonia” dhe partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, kryesuar nga Vangjel Dule.

Gjatë takimit janë diskutuar gjatë të gjitha çështjet e minoritarëve, ndërsa Micotakis ka theksuar vëmendjen dhe mbështetjen e plotë e të vazhdueshme të partisë “Demokracia e Re” për kërkesat e drejta të minoritarëve si dhe ka bërë të qartë se ecuria e marrëdhënieve bilaterale Greqi-Shqipëri dhe ecuria e negociatave për BE varen nga respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek.

Në veçanti, Micotakis, ka theksuar mbrojtjen e të drejtës së pasurive të minoritarëve dhe pezullimin e të ashtuquajturave “zona minoritare”, si kriteret bazë për integrimin e Shqipërisë në BE. Zonat minoritare, të vendosura nga Italia në vitin 1917, respektohen nga shteti shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që me deklaratën e tij Micotakis nënkupton se minoritarët mund të ndodhen dhe në zona të tjera të Shqipërisë, çfarë nuk duhet të përbëjë problem për njohjen e tij si pjesë e minoritetit grek në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së fundi, Micotakis ka premtuar se do vizitojë së shpejti zonat e minoritetit si dhe se me fitimin e zgjedhjeve parlamentare në tetor, qeveria e “Demokracisë së Re” do ndryshojë ligjin për pensionet e minoritarëve, në favor të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?