Liderja e muxhahedinëve Maryam Rajavi viziton qytetarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri
Në prag të ardhjes së Vitit të Ri, Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), vizitoi zonat e goditura nga tërmeti në Manëz dhe Durrës, dhe u takua me njerëzit e prekur nga tërmeti. Rajavi u shprehu familjeve keqardhjen e saj, si dhe shpresën se vuajtja e tyre do të marrë fund sa më shpejt me ardhjen e Vitit të Ri.
Gjatë vizitës, pasi e mirëpriti zonjën Rajavi, z. Muharrem Sula, administratori i Manzës, shprehu vlerësimin e tij për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar ndaj qytetarëve shqiptarë nga Rezistenca Iraniane. Ai shtoi se, që nga koha kur Muxhahedinët u vendosën në Ashraf 3, kemi qenë dëshmitarë të marrëdhënieve të përzemërta dhe solidaritetit të çmuar nga ana e tyre.