Lidhen dhe grabiten gjatë natës çifti i të moshuarve në Vermosh! Grabitësit pësojnë aksident pasi largohen

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vermosh të Malësisë së Madhe. Dy të moshuar janë lidhur e plaçkitur në shtëpinë e tyre gjatë orëve të natës nga persona të panjohur. Pre e grabitjes janë T. Tinaj me bashkëshorten, në qendër të fshatit Vermosh.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas mesnate. Grabitësit, pas largimit nga Vermoshi mësohet se kanë pësuar aksident me automjetin e tyre dhe në fshatin Selcë kanë marrë një automjet tjetër nën kërcënimin e armës duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit.

Aty kanë braktisur automjetin dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të Malit te Zi. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?