Lidhja 4-vjeçare e Arielës dhe Aldisonit? Zbardhen detaje
Vrasja e 21-vjeçares Ariela Murati, ka shumë enigma. Burimet thanë se Ariela Murati e Aldison Belulaj kanë qenë të lidhur prej 4 vitesh, raporton “News24”. Mësohet se dy të rinjtë ishin ndarë para dy muajsh dhe Ariela para 10 ditësh kishte ndërruar numrin e celularit. Arielën ditën e ngjarjes e kishin kapur tre plumba, në kokë, këmbë dhe dorë.
Por para dy muaj më parë në nëntor të 2017-ës çifti është ndarë. Gjatë kësaj kohe Aldisoni e ka shqetësuar Arielën në telefon duke mos pranuar ndarjen. Por kohët e fundit Ariela po shoqërohej me një djalë tjetër dhe për këtë ka qenë në dijeni edhe Aldisoni.
Ndërsa daja i djalit ka thënë për ”News 24” ka thënë se vrasja nuk ishte e paralajmëruar. Aldisoni ka qenë një djalë i urtë dhe i sjellshëm.
”Hedhim poshtë premtimet se vraja ishte e paralajmëruar. Djali ishte tip i mbyllur, ska mundësi që ta ketë deklaruar më parë. Shpreh keqardhje për familjen e vajzës. Ato që janë shkruar nëpër media se janë grindur, nuk janë të vërteta. Ne i kemi njohur familjarët e vajzës, janë njerëz shumë të mirë. Problemet e tyre i dinë vetëm të rinjtë. Aldisoni nuk tregoi që ishte në Tiranë, e dinim në Fier”,-tha ai.
Po ashtu mësohet se familja e djalit ka dashur të shkojë në varrimin e Arielës, por familjarët e kësaj të fundit nuk i kanë lejuar të hyjnë brenda.