Lidhje me radikalët nga rajoni, 45-vjeçari nga Kavaja ishte nën hetim prej 2 vitesh. Bënte thirrje pro ISIS
Vitet e errëta të rekrutimit të shqiptarëve drejt Sirisë, për të luftuar krah ISIS, kanë ikur, por shenjat jo. Ende në Shqipëri ka radikalë që bëjnë thirrje për luftë në mbrojtje të fesë. 45-vjeçari Gentian Çollaku nga Kavaja, është arrstuar dhe ndaj tij rëndon vepra penale “Nxitja, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
Më 21 janar 2021, antiterrori konstatoi se në profilin e tij në “Facebook” ishin shpërndarë foto të krerëve të ISIS. Fillimisht janë nisur hetime nga prokuroria e Kavajës, më pas është transferuar në SPAK.
45-vjeçari i divorcuar nga Kavaja, pas hetimeve rezultoi me 16 llogari në Facebook ku bënte thirrje publike për luftë dhe propagandë për vepra terroriste. Po ashtu mësohet se ai mbante lidhje me elementë radikalë edhe nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Gentian Çollaku përdorte numra në emër të personave të tjerë dhe i përdorte për thirrje radikale. Prokuroria pretendon se nga veprimet hetimore, Çollaku kryente veprime ekstremiste duke nxitur urrejtje fetare dhe aktivitet terrorist. Ai konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi dyshohet se përhapte propagandë fetare për shtetin islamik
KOHA JONË SONDAZH

