Lidhje të paligjshme të ujit, paditet kreu i PS-së
Ndërmarrja e Ujësjellësit në Bashkinë Dropull ka nisur së fundi një aksion për evidentimin e lidhjeve të paligjshme në rrjet.
Mes rasteve ku është konstatuar abuzim, është edhe ai i kreut të Organizatës Socialiste të PS-së në fshatin Dervician.
Shtetasi L. K., është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës për lidhje të paligjshme të ujit.
Veç tij janë gjetur edhe lidhje të paligjshme në familje të tjera.
Ndërmarrja e Ujësjellësit të Bashkisë Dropull ka pak kohë që është krijuar si shoqëri aksionere. /syri.net
KOHA JONË SONDAZH

