Lidhur me zinxhirë për shtylle, zbulohet banda që mbante peng dy shqiptarët

Një bandë trafikantësh mbajti të mbyllur dhe të lidhur me zinxhirë dy burra me origjinë shqiptare në një zonë të fshehur urbane në Náquera Valencia. Lajmi u bë me dije nga njëri prej tyre, i cili arriti të lirohej të shtunën e kaluar pas katër ditësh rrëmbimi.

Banda i akuzoi ata se kishin vjedhur një sasi të madhe ‘malli’ që ata e rritën dhe e fshehën në vendin ku mbaheshin. Sipas gazetës spanjolle njëri nga burrat arriti të thyejë zinxhirët me të cilët ishte lidhur dhe u arratis për të kërkuar ndihmë.

Një fqinj e gjeti atë të plagosur dhe njoftoi forcat e sigurisë. Garda Civile dhe autoritetet morën në pyetje burrin, i cili i paralajmëroi ata se shoku i tij ishte ende peng dhe i çoi në vendin ku ai ishte. Në këqyrjen e ambienteve u gjet kanabis si dhe enë për kultivimin e tij.

Të dy të lëshuarit janë marrë në pyetje për të përcaktuar marrëdhëniet e tyre me bandën e ‘mallit’.

SHKARKO APP