”Ligj kundër tradhtarëve”, deputeti Koçi: Kush përdhos simbolet kombëtare t’i ndalohet përjetë…
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi bën me dije se ka depozituar në Kuvend një projektligj i cili do të ndalojë përjetësisht të kandidojnë, të zgjidhen apo emërohen në funksione publike shtetas të cilët janë dënuar për dhunim apo përdhosje të simboleve shtetërore dhe kombëtare. ‘‘Sapo depozitova një projektligj i cili do ndaloje përjetësisht te kandidojnë, te zgjidhen apo te emërohen ne funksione publike shtetas qe janë dënuar për dhunim apo përdhosje te simboleve shtetërore dhe kombëtare. Ligj kundër tradhtarëve te kombit”,-shkruan Koçi.