“Ligje të miratuara me porosi”, Manja: PPP-të, mekanizimi i duhur për të kapur ritmin e punëve

Kandidati i PS për Tiranën Ulsi Manja, i ftuar në “Radari Informativ” në ABC foli për kandidatët, fushatën elektorale dhe zgjedhjet e 25 prillit.

Gjithashtu në këtë intervistë  Manja u pyet nga gazetarja Jonida Shehu për raportin e publikuar nga Organizata Transparancy International për kapjen e shtetit, korrupsionin dhe ligjet e miratuara me porosi, raport për të cilin Manja tha se nuk është në dijeni të burimeve që janë përdorur për këtë studim.

Manja theksoi se ligjet e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë kanë pasur konsultime publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai gjithashtu theksoi se PPP janë një mekanizëm i duhur për të kapur ritmin e kohës dhe për punët që duhen bërë në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot në Tiranë 25 shkolla të reja kanë përfunduar, por nëse do të kishim pritur të bëheshin me buxhetin e shtetit apo të Bashkisë së Tiranës, për 20 vite të tjera mësimi do të zhvillohej me dy turne”, tha ai.

Sa i përket ligjit për lojërat e fatit ai theksoi se mazhoranca ka shumë arsyer të ndjehet krenare për këtë ligj, pasi sipas tij lojërat e fatit ishin kthyer në një makth për familjet shqiptare.

Pyetje: Qeveria shqiptare ka miratuar ligje nën influencën e grupeve të ndryshme të interesit?

Manja: Nuk jam në dijeni të burimeve të informacionit që janë përdorur për studimin. Ligjet që janë në fuqi kanë marrë votën  e parlamentit. Sa i përket ligjit për mbylljen e lojërave të fatit, mazhoranca ka arsye të krenohet sepse lojërat e fatit në Shqipëri ishin bërë shqetësim për çdo familje. Ndërsa çështja e Teatrit ka marrë të gjithë kohën e debatit publik dhe juridik dhe nuk ka arsye përse të flas për një ligj që shumë shpejt do të flasë Gjykata Kushtetuese. Unë di që në të gjithë perimetrin e teatrit të vjetër ne do të kemi Teatrin e ri Kombëtar.  Ligji ishte një mekanizëm për të pasur teatër të ri. Qeveria dhe parlamentit në procesin e ligj bërjes udhëhiqen nga interesi publik.

Manja theksoi se ligjet e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë kanë pasur konsultime publike.

Ai gjithashtu theksoi se PPP janë një mekanizëm i duhur për të kapur ritmin e kohës dhe për punët që duhen bërë në Shqipëri.

“Sot në Tiranë 25 shkolla të reja kanë përfunduar, por nëse do të kishim pritur të bëheshin me buxhetin e shtetit apo të Bashkisë së Tiranës, për 20 vite të tjera mësimi do të zhvillohej me dy turne”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?