Ligji 7501 pezullohet në Gjirokastër, toka mbetet e pandarë

Zbatimi i ligjit 7501 në zonën e Gjirokastrës vazhdon të mbetet ende një mision i pamundur, deri tani 27 vite pas nisjes së reformës vetëm 1/3 e sipërfaqes së tokës bujqësore është ndarë, teksa që  prej vitit 2008 në të gjithë tërritorin me 7 bashki janë dhënë vetëm 66 AMTP Akte të marrjes së tokës në pronësi.!

Kjo situatë zvarritjeje ndër vite, për prefektin Astrit Aliaj ka nxitur braktisjen e tokës dhe mungesën e investimeve në Bujqësi.

Aliaj: Ne duam ti japim një shtytje këtyre bashkive për të analizuar dhe ndjekur hap pas hapi plotësimin me AMTP të njerëzve që aktualisht mund ti kenë marrë, por nuk i kanë me çertifikatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për vitin 2018 vetëm dy tituj pronësie janë dhënë për tokën në të gjithë qarkun. Kryeregjistruesi Florian Taçi thotë se situata kërkon staf të kualifikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Taçi: Numri i pakët i AMTP që është lëshuar nga njësitë vendore të paktën ja vë dy elementëve, e pakta paaftësia sa i përket njësive vendore dhe mungesa e informacionit për njerëzit.

Gjatë një diskutimi për këtë situatë, bashkinë theksuan mungesën e logjistikës për përballuar procesin, dhe problematika sipas tyre të mbartura në 28 vite.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?