“Ligji anti-shpifje”, Hitaj: Sulmi ndaj medias përkthehet në sulm ndaj demokracisë

Ligji anti-shpifje që qeveria po përgatitet të çojë në parlament është sulm ndaj medias dhe ndaj demokracisë.

Kështu është shprehur gazetari Arbër Hitaj në një intervistë për Syri TV.

Anëtari i Shoqatës së Gazetarëve Europianë, përballë gazetares Klaudia Karabolli deklaroi se, ky ligj ndikon negativisht dhe në imazhin e vendit.

“Jemi në një situatë ku kemi solidaritet të jashtëzakonshëm. Të gjithë po e ndjejnë rrezikun. Gazetarët më të njohur të vendit janë shprehur kundër ligjit. Ka disa media që i kanë kushtuar emisione të përditshme. Të gjithë po e ndjejnë rrezikun. Shpresoj që ligji të tërhiqet. Tani po flasim është bërë lajm në të gjitha mediat ndërkombëtare. Imagjinoni të ketë protesta, të ketë grevë të gazetarëve. Do të ketë imazh shumë të keq vendi. Do shkojmë në Samitin e Zagrebit, si mund të ndikojë kjo në imazhin e vendit? Sulmi ndaj medias përkthehet në sulm ndaj demokracisë”, u shpreh Hitaj.

Intervista e plotë në Syri TV:

SHKARKO APP