Ligji i Gjendjes Civile. Ja çfarë ndryshimesh miratoi Parlamenti
Parlamenti miratoi të enjten ndryshimet në Gjendjen Civile. Bledar Doracaj, Drejtori i Zyrës së Përgjithshme të Gjendjes Civile ka sqaruar për qytetarët se cilat janë lehtësirat që përfitojnë me ligjin e ri.
Postimi i plotë i Bledar Doracaj në Facebook:
Kuvendi i Shqiperise miratoi me date 11 Tetor disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin 10129 “ Per gjendjen civile”, i ndryshuar. Pikat me te rendesishme te cilat shkojne ne lehtesimin e sherbimeve ndaj qytetareve jane:
- Te gjithë fëmijët e lindur jashtë territorit te Shqipërisë, qe ne aktet e tyre te lindjeve kane pasaktësi ose janë te paplota, gjykata me ane te Vërtetimit te Faktit Juridik, do detyroj zyrat e gjendjes civile te bëjnë regjistrimin e tyre.
- Krijimin e regjistrit te posaçme per pasqyrimin e lindjeve ne kohe reale, nga shtepite e lindjea ne NCR!
- C’rregjistrimi i vdekjeve tashme sdo jete me vetem mundesi dhe detyrim i familjareve, por edhe bashkeveprim dhe nderveprim i strukturave pergjegjese per realizimin e ketij procesi.
- Heqjen perfundimisht te penalitetit GJOBE per gjithe familjaret qe skane deklaruar vdekjen brenda afatit ligjor te parashikuar me pare!
- Pezullimin e mases administrative gjobe, per nje periudhe 6 mujore per te gjithe shtetasit qe skane bere rregjistrimin e vendbanimit aty kua ata banojne realisht!
Keto jane vetem disa nga ndryshimet e ligjit te cilat tregojne qe e gjithe vemendja e qeverise eshte te JU
KOHA JONË SONDAZH

