Ligji i ri – 31 dhjetori 2018, afati i fundit për plotësimin e akteve për marrjen e tokave në pronësi

Afati për plotësimin e akteve për marrjen e tokave në pronësi, në radhët e pronarëve,  do të përfundojë më datë 31 dhjetor 2018.

Kështu thuhet në ligjin e ri botuar në “Fletoren Zyrtare”, ku janë pasqyruar edhe ndryshimet në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”

“Në nenin 17, pika 1/1, shkronja “e”, fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë: “Afati i plotësimit të AMTP-ve përfundon në datën 31 dhjetor 2018. Ndërkohë neni 18 ndryshohet si më poshtë: “Neni 18 Verifikimi i titujve të pronësisë, sipas dispozitave të këtij ligji, përfundon më 31 dhjetor 2018.”,thuhet në ndryshimet e bëra në ligj.

Ligji i ri i miratuar në më 9 Nëntor dhe shpallur me dekretin nr. 10647, datë 15.11.2017 të Presidentit të Republikës, hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

SHKARKO APP