Ligji i ri/ Harrojini cigaret e hapura! Do ndalohet konsumi i cigareve elektronike dhe shishave në lokale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije ditën e sotme forcimin e disa masave administrative për konsumin e duhanit.

Së shpejti do të miratohet në Kuvend ligji mbi ndalimin e konsumit të duhanit në ambiente publike me të gjitha masat që e shoqëron.

Në ligj parashtrohen limite për nikotinën e cigares ekleetronike dhe forcimi i masave për marketingun e duhanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky ligj parashikon:

Swiss Digital Mobile Reklama
  • Do ndalohet shitja e cigareve me numër të reduktuar dhe do ndalohet konsumi i tyre në ambient publik.
  • Cigaret elektronike do të ndalohen në ambientet publike.
  • Ndalohet shitja e cigareve elektronike nën 18 vjeç.

Ajo tha:

Synojmë forcimin e kontrollit të duhanit. Forcim të masave administrative për shkeljet.”

Gjithashtu pak kohë më parë Manastirliu njoftoi se cigaret elektronike e shisha/nargjilet, nuk do të lejohen të pihen në ambiente të mbyllura.

Do të hiqen nga tregu paketat me 10 cigare, e po ashtu nuk do të lejohet të tregtohen më cigaret që janë tërheqëse për të rinjtë, me shije të ndryshme.

Ligji përcakton se nëse një subjekt e shkel dy herë brenda dy muajve, gjoba do të jetë dyfishi i gjobës së parë dhe nëse përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1-vjeçar, gjobitet me 6-fishin e gjobës dhe i pezullohet aktiviteti tregtar dhe ekonomik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?