Ligji i ri për Policinë e Shtetit, ja risitë dhe ndryshimet që do të vijnë nga ky ligj

Diskutuam sot në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, ligjin e ri “Për Policinë e Shtetit’, i cili përmbush rekomandimet kryesore të organizmave të 🇪🇺BE-së dhe atyre ndërkombëtare e që tashmë do të sjellë një epokë të re për organizimin e strukturave policore.

Ndryshimet dhe risitë që do të vijnë prej këtij ligji përfshijnë:

📌Përmirësimin e organizimit, menaxhimit, e funksionimit të veprimtarisë së strukturave policore.
📌Rritjen e transparencës në vendimmarrje;
📌 Hapjen e re të pranimeve në Policinë e Shtetit, sa i përket roleve zbatuese apo menaxhimit të ulët, ku maturantët kanë mundësi të ndjekin studimet Bachelor në Akademinë e Sigurisë.
📌Risi të dukshme në emërimin e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, nëpërmjet konkurrimit, duke garantuar transparencë të proceseve dhe meritokraci
📌Disiplinimin e mbledhjes dhe trajtimit të informacionit policor, i cili ka qenë i copëzuar në ligj, duke i dhënë rëndësi të veçantë mbrojtjes së të dhënave personale dhe të drejtave themelore të njeriut” shprehet kryetari i Komisionit për Ekonominë, Eduard Shalsi.

SHKARKO APP