Ligji për Akademinë, Fuga: Keqardhje për qëndrimin e Ramës, mund të ndikojë tek deputetët
Akademiku Artan Fuga shprehu keqardhje që kryeministri Edi Rama shkoi në Akademinë e Shkencave dhe tha se reformën po e bën një komunist dhe se mund ta bënte vetëm kryetari aktual i Akademisë, për të cilin tha se ka mbetur një vlerë e paoksidueshme.
Po ashtu Fuga tha edhe se Rama ka influencë në grupin parlamentar dhe mund të ndikojë për ndryshimin e ligjit për zgjedhjen e kreut të Akademisë së Shkencave.
”Nëse do ta fitoja atë post, në 3 muaj do paraqisja projektin tim te gjithë trupa e akademikëve, shoqërisë civile, deputetë, gazetarë. Nëse ky projekt nuk ecte, unë dorëzoja mandatin dhe do thoja faleminderit nuk bëhet. Nëse do e merrja drejtimin, brenda gjashtë muajve do kishim një Akademi të transformuar”,-tha Fuga.