Ligji për Arsimin e Lartë, Berisha akuzon: Rama do t’i japë goditjen përfundimtare universiteteve

Në një tryezë me pedagogë, arsimtarë dhe intelektualë, kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se do t’i japë goditjen përfundimtare universiteteve me ligjin e Arsimit të Lartë.

“Cakton kuotë, notë nën të cilën nuk mund të futesh në universitet. Me këtë ti krijon kushte që të rinjtë të ikin nga Shqipëria. Ç’punë ke ti me notën. Lejua universiteteve, njihua atyre të drejtën që të caktojnë se kë do të pranojnë.

Tani do ti japë goditjen përfundimtare. Ky ligj që pretendon se është i modelit anglez, absolutisht është në të kundërt. Edhe sikur të jetë origjinal ligji i modelit anglez, që e kam studiuar shumë herë dhe kishim edhe një ekspert të Bankës Botërore për arsimin, ai nuk përshtatej me ne.

Nuk mund të krahasosh ti Shqipërinë, një nga vendet më të varfra në botë, me një nga vendet më të pasura të planetit. Nëse ti do të ndjekësh rrugën e tyre, nuk mund të krahasosh ti, sistemin tënd bankar, me atë të Britanisë së Madhe, që studentëve britanikë u siguron kredi. Këtu nuk funksionojnë, nuk ekzistojnë asnjë nga kushtet që studentët të marrin kredi nga bankat.

Duke krijuar tre llojet e universiteteve, Edi Rama kërkon të lajë duart, ti japë goditjen fatale, përfundimtare arsimit të lartë. Tani thotë le të vijnë studentë nga jashtë, nesër do të thotë, të shkojnë ku të duan”, u shpreh Berisha.

SHKARKO APP