Ligji për arsimin, studentët bllokojnë hyrjen e Kuvendit, Nikolla: Po mbroni anarkinë

Dhjetëra studentë kanë protestuar ditën e sotme para Kuvendit të Shqipërisë, në prag të diskutimeve që ky i fundit do të zhvillojë sot në lidhje me projektligjin për Arsimin e Lartë. Me pankarta në duar, studentët e universiteteve të ndryshme kanë thënë se kjo reformë është e pakalueshme. Pedagogu Ervin Goci theksoi se dialogu mes pedagogëve dhe politikës është prishur.

Sipas tij, studentët e kanë kundërshtuar fort dhe do t’i vuajnë problemet e këtij ligji. “Një ligj që zbatohet me supozime dhe që nuk ka asgjë të parashikuar qart, na frikëson të gjithëve” – tha Goci. 

Studentët bllokojnë hyrjen e Kuvendit: Reforma nuk kalon! Share 0 Tweet 0 Sonte, Kuvendi pritet të miratojë projekligjin për Arsimin, ndërsa votimi i tij është shoqëruar me debate edhe në Komisionin e Ligjeve. 

Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja e Arsimit mbrojti ligjin duke thënë se është një hap cilësor për reformimin e sistemit.

Në mënyrë indirekte ajo ju përgjigj dhe kritikuesve të ligjit, studentëve dhe pedagogëve. Ajo tha se me kundërshtinë që i bëhet këtij ligji po mbrohet anarkia në arsim. 

SHKARKO APP