Ligji për Komisionet Hetimore, Basha: Kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, kartonat e Ramës nuk e ndalin dot
Kryeministri Edi Rama reagoi pas dekretit që Presidenti Bajram Begaj i bëri ligjit të ri të maxhorancës për Komisionet Hetimore pavarësisht apelit të opozitës, ku tha se ka ikur koha koha kur Presidenti bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë dhe në dëm të Shqipërisë.
Lulzim Basha thotë se makinacionet e Ramës për ti pamundësuar opozitës transparencën e aferave korruptive përmes komisioneve hetimore tregojnë frikën e tij nga e vërteta. Sipas Bashës, kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, kartonat e Edi Ramës nuk e ndalin dot.
Postimi i plotë
Ai që nuk ka asgjë për të fshehur nuk i trembet transparencës. Makinacionet e Edi Ramës për ti pamundësuar opozitës transparencën e aferave korruptive përmes komisioneve hetimore tregojnë frikën e tij nga e vërteta.
Por transparenca për aferat korruptive ku është zhytur sot qeveria, që po varfëron dhe detyron shqiptarët të largohen do të bëhet me patjetër.
Sot gjysma e qeverisë është në dyert e drejtësisë e prapa hekurave, dhe të gjithë ata që kanë abuzuar, së shpejti do të japin llogari për aferat e tyre korruptive. Kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, kartonat e Edi Ramës nuk e ndalin dot.