Ligji për regjistrimin e OJF, shoqëria civile: Dëmton lirinë e organizimit
Parlamenti miratoi sot ligjin për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse, paçka kundërshtimeve dhe thirrjeve nga shoqëria civile për të mos e votuar atë. Ministrja e Drejtësisë e lidhi nevojën e ligjit me detyrimin për të rritur transparencën në fondet që qarkullon ky sektor.
Përfaqësuesit e disa organizatave të shoqërisë civile kundërshtojnë me pretendimin se nuk janë respektuar parimet dhe kuadri ligjor për konsultimin publik. “Një ligj qe nuk ka afat kohor. Është një ligj që hyn në fuqi me publikimin në fletoren zyrtare, por nuk thuhet në draft ligj se kur krijohet regjistri”, u shpreh Juliana Hoxha, Partners Albania.
Sipas përfaqësues vetë shoqërisë civile, ligji i miratuar nga Parlamenti cenon lirinë e organizimeve. ”Çdo lloji organizimi duhet te regjistrohet brenda një muaj përndryshe ka një gjobë. Pra nëse tre njerëz dalin pastrojnë lagjen sipas frymës të këtij ligji kjo gjë është e ndaluar”. Beteja nuk do ndalojë me votimin në Kuvend, pasi organizatat jo fitimprurëse kanë gati hapin e radhës.