Ligji për rentën minerare, Shehaj: Rilindja u shqetësua shumë se kanë hallin e shokëve
Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Briseida Shehaj deklaron se industria minerare në vendin tonë ka një rënie me 17 për qind të eksporteve.
Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Shehaj thekson se kjo e shqëtesoi shumë “rilindjen”, e u ngritën të gjithë në këmbë dhe kaluan projektligjin që bën 0 rentën minerare për 3 vjet, ulën detyrimin për të ngrirë vlerën e investimit në bankë me 90 për qind.
“Industria minerare në vendin tonë ka një rënie me 17% të eksporteve.
Kjo e shqetësoi shumë rilindjen, e u ngritën të gjithë në këmbë se helbete kanë hallin e shokëve. Kaluan projektligjin që bën 0 rentën minerare për 3 vjet, ulën detyrimin për të ngrirë vlerën e investimit në bankë me 90%.
Po mirë mo, nuk ju vjen turp???
Biznesi fason po copëtohet përditë, prodhuesit po ashtu, biznesit të vogël i rritët me 2000 euro kostot me fiskalizimin (ai sistemi që na kushton 18 milionë euro).
Tani dhe një pyetje të fundit.
A e dini kush është ai që përfitoi nga ky ligj???
Po s’e dini, nesër ua them unë.
TURP”, shprehet nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Briseida Shehaj.