Ligji për Shërbimin Veterinar, Denaj: Përmirësim i cilësisë dhe sigurisë së produkteve mjekësore veterinare

Miratohen ndryshimet në ligjin për Shërbimin Veterinar. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thotë se ndryshimet e rëndësishme në ligjin për Shërbimin Veterinar që synojnë përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve mjekësore veterinare, rritjen e përgjegjësisë dhe efikasitetit të autoriteteve veterinare dhe harmonizimin me standardet e BE-së, tashmë janë miratuar në Qeveri.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përmes këtij ligji ndërmerr një hap të madh drejt modernizimit të shërbimeve veterinare dhe përafrimit me standardet e BE-së, nënvizoi Denaj. Për të mbështetja dhe miratimi i këtyre ndryshimeve tregon përkushtimin e qeverisë për përmirësimin e shëndetit të kafshëve dhe sigurinë ushqimore në Shqipëri.

Denaj u shpreh edhe se ky ligj sjell përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve mjekësore veterinare, rritje të përgjegjësisë dhe efikasitetit të autoriteteve veterinare në Shqipëri si dhe harmonizim me standardet ndërkombëtare dhe ato të BE-së.

SHKARKO APP