Ligji për Teatrin, mbërrin në Kuvend dekreti i Presidentit

Në Kuvend ka mbërritur dekreti i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për Teatrin Kombëtar. Në nisje të seancës plenare, kryeparlamentari Ruçi njoftoi se në Kuvend është depozituar dekreti i Presidentit për ligjin e Teatrit.

Me dekret të datës 11 tetor, Kreu i Shtetit, ktheu për rishqyrtim në ligjin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë, i cili pësoi ndryshime duke përfshirë hapjen e një gare.

Presidenti thekson se Kuvendi është përpjekur ti japë zgjidhje shkeljeve të konstatuara në dekretin e parë, por ende në ligjin i ri ka të njëjtat të problematika.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ligj është parashikuar që për zhvillimin e zonës pas Teatrit, kompanitë konkurruese duhet “të kenë nënshkruar marrëveshje me pronarët privatë që posedojnë pasuritë në zonën e zhvillimit të projektit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?