Ligji për Teatrin mbërrin në Presidencë, PS shmang refuzimin, nuk bën asnjë ndryshim

Ligji për Teatrin Kombëtar pas votimit të enjten e kaluar në Kuvend nga shumica ka mbërritur në Presidencë, pa asnjë ndryshim protokollar.

Kjo pasi, ligji në fjalë mësohet mban të njëjtin numër me të variantit të parë, 37, datë 20.09.2018, ndërsa Kuvendi ia dërgon kreut të shtetit për shpallje dhe dijeni.

Pikërisht këtu lindi edhe debati mes shumicës dhe opozitës. Pasi Presidenti Meta e riktheu për rishqyrtim, Partia Socialiste e amendoi ligjin dhe e miratoi në Kuvend në variantin e ri, që pikë kryesore kishte hapjen e garës edhe për kompani të tjera, përveç Kompanisë “Fusha”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita u pozicionua kundër, duke deklaruar se me votimin pro të dekretit të Metës, ligji ra. PD-ja e konsideron ligj të ri variantin e ri dhe që i jep kreut të shtetit të drejtën e rikthimit te draftit ne Kuvend, por PS-ja e konsideron të njëjtë, se mban të njëjtin numër me të vjetrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Stafi i Presidentit ka marrë në shqyrtim dokumentet e përcjellë nga Kuvendi, ndërsa vendimi nga Presidenti për dekretim ose jo do të jetë brenda 20 ditësh, pas kthimit të Presidentit Meta nga OKB.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?