Ligji, Politika dhe Teatri Kombëtar!
Nga Zef Bushati* –
Çështja “Teatri Kombëtar” edhe një herë rikthen debatin shumë të përfolur e të rëndësishëm gjatë 29 viteve të proceseve demokratike në Shqipëri. Kujt duhet ti referohemi per zgjidhjen e problemeve tona : Partisë apo Ligjit ? Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta iu drejtua Ligjit për zgjidhjen e konfliktit midis Aleancës per Mbrojtjen e godinës egzistuese të Teatrit Kombëtar. Presidenti e kishte kundërshtuar me Dekret Ligjin e miratuar nga Parlamenti, i cili hapte rrugën e prishjes së godinës së Teatrit. Presidenti duke pare qe po rritej konflikti midis protestuesve që mbrojnë godinën dhe policive bashkiake, private dhe policise së shtetit, u drejtua personalisht në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar Dekretin e tij për interpretim nga ana e kësaj Gjykate. Këtu ligjërisht çështja u kthye në nul. Në këtë moment asnjë institucion shtetëror nuk mund të veprojë mbasi është në shkelje te ligjit. Ne këtë moment te gjitha variantet e policive, bashkiake, private dhe shteterore u larguan nga Teatri.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE i ndodhur ne Shqiperi u prononcua me fjalet: Te presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është rruga e duhur LIGJORE per zgjidhjen e problemit dhe problemeve. Por këtë rrugë e bën pis POLITIKA e cila edhe mbas 29 viteve ndjek rrugen e Vendimeve te Komitetit Qendror te Partise. Një Vendim i tille u firmos midis Kryetarit te Partise Demokratike Lulzim Basha dhe Aleancës per Mbrojtjen e Teatrit. Çfarë fuqie Ligjore ka ky dokument përveç propagandës politike ?!? Cfare fuqie Ligjore ka shprehja ” kur te vi PD ne pushtet ” !? Po ndoshta PD nuk vjen ne pushtet. Atëherë ky eshte nje kusht politik ? Ju te Aleancës per Mbrojtjen e Teatrit, ju protestues te Astirit, ju protestues të pakenaqur ndaj Edi Rames, na ndihmoni që PD të vi në pushtet dhe ne do ju a zgjidhim problemet tuaja. POLITIKË qe jo rrallë here ka sherbyer per marrjen e pushtetit nga PD e PS dhe mbas marrjes se tij ka vijuar me mos mbajtjen e premtimeve dhe mashtrime.
Rruga me e drejte eshte rruga Ligjore. Ligji është mbrojtësi më i mirë. Nëse nuk zbatohet Ligji duhet te gjithë te ngrihemi per te kerkuar zbatimin e ligjit. Nëse një ligj nuk mbron interesat tona duhet te ngrihemi te kërkojmë ndryshimin e Ligjit. Mjaft me me mashtrime politike qe nuk te cojne drejt zgjidhjeve por qe i shërbejnë partive per te marre pushtetin.
Debati rreth Teatrit Kombëtar ka një motiv, i cili në shumicën e rasteve nuk lexohet qartë, dhe interpretohet simbas interesave të grupimeve të ndryshme të botës së biznesit dhe politikës. Kërkesa e artistëve është që Godina e Teatrit Kombëtar të ruhet e të kthehet ne “Muzeu Kombetar i Artit Skenik Shqiptar.” Të ruhet siç u ruajt ” Shtepia me Gjethe” e Sigurimit të Shtetit Komunist ( ku mund të ndërtohej një ndërtesë e lartë në zemër të Tiranës ) Të ruhet siç u ruajtën Tynelet e Ministrisë së Brendëshme të Shtetit Komunist apo Tynelet e Byrosë Komuniste në Malin e Dajtit, etj.
Godina e Teatrit Kombëtar është histori e të gjitha gjinive të artit skenik shqiptar nga viti 1945. Aty nisën hapat e para të Teatrit, të Operas, të Baletit klasik e popullor, të filarmonise, të Estradës e të cdo gjinie skenike. Aty interpretuan aktorët, këngëtarët, instrumentistët e valltarët më të mëdhenj të Shqipërisë.
Kjo godinë nuk i prish aspak punë ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar po në atë vënd, po në atë sipërfaqe të madhe në Qëndër të Tiranës për të cilin sot Shqipëria ka shumë nevojë. Një Teatër Kombëtar si të gjitha Teatrot Kombëtare Europiane, nje Teatër Kombëtar me llozha, ku qytetarët ta ndjejnë vehten Europianë të lashtë të kontinentit Europian. Në asnjë vënd të Europës nuk ka Teatër Kombëtar në një Qendër Biznesi. Kinema po, por jo Teater. Projekti i prezantuar cdo gje mund te jete, Qender Biznesi, Supermerkato, Zyra, etj. por jo Teater Kombetar, jo Teatro Nazionale. Ne keto debate marrin pjese mjaft njerez qe nuk e kane idene se cfare eshte Teatri dhe specifiken arkitektonike dhe akustike te tij. Ne Tirane nuk ka asnje salle ku mund te interpretohet Teater. Ne te gjitha sallat mungon akustika teatrale. Spektatori ne Teater duhet te degjoje jo vetem fjalet, por edhe frymemarrjen e personazheve, edhe psheretimat e tyre, dhe renkimet apo frymemarrjet qe te sjell gezimi. Teatri eshte pasuria e aristokracise se qytetit dhe e aristokracise se shtetit. Lloj lloj injorantesh japin mendime per Arkitekturen, Inxhinjerine, Mjeksine, Bujqesine, Gjelogjine, Artin, Politiken, Diplomacine, etj. duke mos e ditur qe per te gjitha keto shkenca duhet mbaruar Universiteti dhe duhen bere edhe mastera e specializime gjithe jeten, e jo duke blere diplloma fallco sa andej ketej.
Si perfundim rruga më e mirë eshte dialogu. Dialog të gjerë me intelektuale e aristokrate si dhe grupe interesi per te gjetur me te miren e mundeshme, qe ti sherbeje qytetareve te Kryeqytetit dhe te gjithe Shqiperise. Politika aktuale, politika mediokre, politika e interesit, te Pasurit e Pangopur, duhet të qëndrojnë larg ketyre diskutimeve se nuk jane pjese e aristokracise shqiptare, pjese e klases se intelektualeve dhe akademikeve te Shqiperise. Te Pasurit e Pangopur më shumë ngatërrojne se sa ndihmojne ne zgjidhjen problemeve qe shqetesojne shoqerine shqiptare.
*Ish-Aktor, Regjisor dhe Pedagog në Akademine e Arteve
KOHA JONË SONDAZH

